Showbiz
Monika feston ditëlindjen mes bananesh dhe shuan dyshimet për Arjolën
16 Prill, 2022 | 11:48 pm

Aktorja Monika Lubonja feston sot ditëlindjen mes miqsh dhe kolegësh.
Me një kohë që ka ndalur vetëm për të,Monika njësoj si në shtëpi feston si një vajzë e re.
Ajo që tërhoqi vëmëndjen në ditëlindje ishin detajet e dekorit që lidheshin me Big Brother Vip.
“Bakllava dhe Kadaif” ishte shkruar në sfond,shprehja e famshme që u përdor për Monon brënda shtëpisë për menyrën si mundohej të shkonte mirë me të gjithë pa prishur balancat.
Dhe sigurisht nuk mungonin as bananet që Monika i preferonte aq shumë sa u përdorën shumë herë si batuta mes banorëve dhe asaj.
Por surpriza ishte Arjola.
Pas një miqësie të ngushtë brënda shtëpisë,jashtë raportet u ftohën por kjo video tregoi se mes tyre gjithçka shkon për mrekulli.
Kjo video na kujton ditën kur kaluan ditën në dhomën e surprizave mes të qeshurave dhe kërcimeve provokuese.