Kryefjala Logo

Marina dhe Getoari sot janë bashkë, falë Luana Vjollcës!

7 Shkurt, 2023 | 11:41 am

Autorja dhe mderatorja Luana Vjollca mbrëmjen e të dielës ka bërë bashkë pas shumë vitesh dy legjendat e “hip-hop”-it shqiptar, Ghetto Geasy dhe MC Kresha. Të ftuar në spektaklin e saj ishin edhe dy repere mjaft të pëlqyer si Lyrical Son dhe Onat.

Ky i fundit madje vite më parë i ka bërë një dedikim Luanës në këngën “Shumë i smut”, ku shprehej:
“Edhe Luan une bona kur mbiemrin e ka Vjollca!”

Teksa kjo këngë u luajt në skenë, drejtuesja Luana ndaloi duke i rikujtuar këtë frazë çunave dhe duke ndarë me publikun disa prapaskena. Ajo zbuloi se në momentin që kënga doli, mendoi se ishte jo për mirë dhe menjëherë kishte telefonuar “babën” e Babastars Getoarin, me idenë që pse e kanë përfshirë. Kur Geti i shpjegoi se nuk e kishin me të keq, i kërkoi edhe numrin e Marinës tha Luana, ndërsa Geti tha që i kishte thënë “bëji të fala Marinës”, ku më pas autorja i kishte thënë bëji vetë duke i dhënë numrin.

Të ngjashme