Kryefjala Logo

Luizi bëni si them unë, mos bëni si bëj unë! Sot opinionist në “Përputhen”

9 Qershor, 2023 | 1:55 pm

Nuk thonë kot mos fol para kohe se nuk i dihet si të vjen jeta. Për më tepër Luiz Ejlli që është tashmë totalisht një personazh i Top-Channel e që i duhet të bëj xhiron e të gjitha emisioneve të tij.

Ju kujtohet besoj mllefi që kishte Lui për emisionin “Përputhen” dhe veçanërisht për konkurrentet që kishin qënë pjesë e tij. Në debatet me Efin dhe Tean Luizi nuk harronte t’ua përmendte këtë program që sipas tij ishte aspak serioz.

Dhe ja për ironi të fatit, Luiz Ejlli do të jetë sot vetë pjesë e emisionit, si opinionist. Ai që deri dje shprehej se “s’do t’ia shihte bojën” një emisioni të tillë, sot po bëhet vetë pjesë e “Për’puthen”.
IMG 2645

 

Të ngjashme