Kryefjala Logo

Luiz “opinionisti” ka një koment edhe për Arjolën. “Ajo ishte fallco”…

24 Janar, 2023 | 8:35 am

Banorët e “Big Brother Vip 2” diskutuan mbrëmë rreth edicionit të parë të këtij reality show. Ata fillimisht folën për finalistët, Ilirin dhe Donaldin, e më pas për banorët e tjerë të shtëpisë. Teksa po diskutohej për aktoren Arjola Demiri, Luizi kishte një koment për lojën e saj në “BBV1”.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absoultuisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është mëse normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendtte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi.

Arjola Demiri tregoi në Big Brother historinë e vështirë të divorcit si dhe sakrificat që i është dashur të bëjë në lidhje me familjen e saj. Në fund të rrugëtimit të saj Arjola u surprizua nga “Big Brother VIP” kur ishte pjesë e spektaklit, ku i realizuan ëndrrën e saj duke i dhuruar një shtëpi. (Që nuk e dimë ende nëse e ka marrë)…

Të ngjashme