Kryefjala Logo

Loredana kudo ku vete, Noizyn me vete…

3 Dhjetor, 2022 | 5:14 pm

Edhe reperja Loredana ashtu si shumë shqiptarë është gëzuar pamasë për fitoren e Zvicrës kundrejt Serbisë. Ajo është me origjinë nga Kosova por e lindur në Zvicër andaj për të ka patur dy gëzime. Megjithëse festimet Lori i ka bërë me flamurin e Shqipërisë, pasi së bashku me mikeshat e saj ka dalë dhe ka festuar kuqezi në rrugët e Zvicrës.

Por ajo që na bën përshtypje është se në çdo video të sajën nuk mungon as Noizy. Reperja duket se ka festuar nën ritmet e muzikës së tij, madje e ka bërë edhe “tag” këtë të fundit.

Gjatë verës u përfol për një lidhje dashurie mes tij dhe reperes por këto lajme su konfirmuan asnjëherë. Edhe pse shpesh artistët i provokojnë shpeshherë mediat me postimet që i bëjnë njëri-tjetrit. Ata realizuan edhe duetin e tyre të parë “Heart Attack”, që ishte një nga këngët më të dëgjuara të verës që lamë pas.

Pra edhe pse në distancë Noizy duket qartë që ka qenë i pranishëm dje në festimet e Loredanës.

13063AEE 052C 44CE 95A1 48609BCB85A2 38F53E3C 3972 447D 8B93 1B5E9E219FC9

Të ngjashme