Kryefjala Logo

Lediona gjuan me vezë Romeon, reagon Donaldi

18 Mars, 2024 | 5:39 pm

Një skenë e ngjashme me atë të Rikes dhe Eglës ka ndodhur edhe sot në BBV3. Ledjona ka goditur me vezë Romeon pasi ky i fundit po i thërriste ‘dele’ gjatë gjithë kohës. Banorja e acaruar i thyen Romeos vezën në kokë, ndërkohë që ky i fundit nuk ka reaguar fare, duke ruajtur qetësinë.

Romeo: A u dënua në Prime kjo gjë? Ça po bëni? E njëjta gjë është.

Ilnisa e mbështeti veprimin e Ledjonës duke i thënë asaj ‘bravo’.

Ilnisa: Shumë mirë ta bëri. Do shkoj edhe unë të marr një vezë.

Romeo: Jeni komplet pa argument. Kjo është fuqia jote.

Ndërkohë nga ana tjetër, kjo skenë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga Donaldi, i cili ka reaguar menjëherë në Instastory duke thënë:

Veprimet e lojtarëve që kanë argumenta të forta. Romeo bravo për durimin.

A49BA043 3CC2 4635 AA4C 5AF3DB9DE528

Të ngjashme