Showbiz
Kur të shihni këtë foto do kuptoni që edhe Klaudia e prish dietën
2 vite më parë

Tani ne mishngrënësit jemi më të qetë. Kur pamë që edhe Klaudia Pepa ha mish (mjaftueshëm) për drekë nuk po ndihemi më fajtorë.
Është orar dreke dhe si i tillë edhe Klaudia Pepa ka postuar në Instagram një foto nga dreka e saj që sot mban emrin drekë tipike shqiptare.
Ajo është një nga balerinat më të famshme shqiptare që po e zhvillon karrierën në Itali. Sukseset e saj janë të shumta dhe një nga projektet që momentalisht ka në dorë është performanca që Ronela Hajati do të ketë në Eurovision.
I urojmë suksese të dyja vajzave dhe Klaudia do bënte mirë të na ftonte dhe ne për drekë!