Kryefjala Logo

“Kujdes kur flet! Se të përplas ndonjë syve”. Plas tensioni tek Për’puthen

10 Tetor, 2021 | 12:14 pm

Në Për’puthen Prime, u vendosën përballë për tu sqaruar ish i dashuri Alvisës, Hyseni dhe pëlqimi aktual i saj Bruno. Megjithatë vetëm sqarim që nuk ndodhi. Djemt u përshinë në një përplasje të ashpra fjalësh, me provokime të shumta aq sa u mendua se e gjithë kjo do të përfundonte në konfrontim fizik.

Dy djemtë nga “labëria” duket se ishin me gjakra të nxehur teksa debatonin në lidhje me Alvisën, situatat e krijuara qëkur ishi i saj hyri 1 javë më parë në program. “Ti ke shanse zero të lidhesh me Alvisën, harroje. Duke njohur Alvisën ti nuk je në preferencat e saj”- është shprehur Hyseni.

“Nuk e ke idenë sa rëndë më vjen dhe ty si nuk të vjen turp kur javën e kaluar unë kisha takim me Alvisën , ti mbaje barkun me dorë dhe thoje se nuk ndiheshe mirë , ‘na ngaterruat zorrët’ më the, turp të të vijë me ato gargarat e tua”- u shpreh Bruno duke iu referuar reagimeve të Hysenit gjatë takimit Bruno – Alvisa.

Në këtë moment Hyseni u acarua duke iu kthyer Brunos: “Kujdes kujt i tregon ato gargaret se ti plas nga syte, kujdes kur flet me mua”. Bruno gjithashtu nuk duroi duke i thënë: “Ca do bësh ti mo, hej papi chulo fol mirë sic është për të folur.

Megjithatë ky episod i debatit u anashkalua teksa djemtë vazhdonin të përsërisnin në mënyrë kontradiktore se njiheshin dhe më parë nga njëri tjetri, por edhe pse u shprehën kështu në fund Hyseni i tha se nuk e njeh fare Brunon./Kryefjala.com

 

Të ngjashme