Kryefjala Logo

Ku është Donaldi? Monika Lubonja vihet në siklet në ditëlindjen e saj

17 Prill, 2022 | 11:51 am

Mbrëmjen e djeshme Monika Lubonja ka festuar ditëlindjen e saj mes miqsh dhe banorëve të Big Brother. Por duket se mikja e saj Olta Daku e ka vendosur paksa në siklet.

Në festë ka munguar Donaldi, miku i Monikës prej të cilit prishi dhe miqësinë me Ilir Shaqirin, por duket se në ditën e saj të veçantë ai nuk ishte prezent. Para ndarjes së tortës Olta Daku e ka pyetur Monikën: Ku e ke Donaldin?

E vënë në siklet Monika e ka telefonuar por ky i fundit nuk i ka hapur as telefonin. Rikujtojmë se Romeo dhe Elgiti i bënë edhe këngë Monikës për Pilotin e Zemrës.

Të ngjashme