Kryefjala Logo

Konkurrenti i Perputhen + 40 mashtron publikun, prezantohet si beqar: I martuar 3 here dhe i denuar per dhune ne familje!

8 Mars, 2021 | 12:52 pm

Ditën e djeshme startoi programi i ri në Top  Channel, Për’Puthen +40.

Shpesh herë ka ndodhur që mjaft personazhe duke iu referuar edhe PërPuthen me moshat e reja janë prezantuar ndryshe nga ç’janë në të vërtetë.

Kështu ka  ndodhur edhe me një prej konkurrentëve meshkuj në Për’Puthen 40.

Armando Abazi nga Elbasani i cili u paraqit si 43 vjeçar dhe e kishte mjaft problem moshën në prezantim duket se nuk është aspak sikurse është prezantuar.

Burime për Real News, bëjnë me dije se Armando nuk ka jetuar jashtë sikurse u paraqit në klip, madje edhe profesioni të cilin tha se është arsimtar nuk e ushtron një profesion të tillë.

Gjithashtu Armando është i divorcuar 3 herë dhe madje është dënuar edhe për dhunë në familje.

 

 

Të ngjashme