Showbiz
Këngëtarja shqiptare imazh i brandit të njohur ndërkombëtar
17 Prill, 2022 | 11:25 pm
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të jetë imazhi brandit, Prada. Ajo ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë gjashtë milionë me këtë firmë të të njohur ndërkombëtare.
Anëtarja e jurisë së spektaklit “The Masked Singer” ka qenë imazh i kompanisë kozmetike “Rimmel”, e gjigantit të veshjeve sportive “Adidas” dhe së fundmi do të përfaqësojë brandin më të famshëm italian “Prada”.
Një burim i afërt me këngëtaren tha për The Sun se,“ajo është një yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë”.