Showbiz
Këngëtari shqiptar në prag divorci?!
19 Maj, 2022 | 11:04 am

Nëse vëmë re me kujdes profilet në Instagram të këngëtarit Blero dhe modeles Afronës, do të shohim se që të dy i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri- tjetrin. Ndaj menjëherë janë ngritur pikëpyetjet për një ndarje të mundshme mes tyre.
Megjithatë të dy e ndjekin njëri tjetrin në Instagram. Madje edhe ndjekësit pasi kanë vënë re këtë detaj janë shqetësuar nëse dyshja i ka dhënë fund martesës së tyre.
Blero dhe Afrona u martuan në vitin 2019 në një ceremoni me familjarë dhe miq të ngushtë. Kjo është martesa e dytë për Bleron, pasi ai ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara.