Këngëtaret shqiptare “pushtojnë” botën. Më të dëgjuarat për vitin 2022

2 Dhjetor, 2022 | 11:41 am

“Billboard Top 100”, ka publikuar së fundmi këngët më të vlerësuara dhe të dëgjuara për vitin 2022 dhe listën e kryesojnë artistet shqiptare si Dua Lipa, Ava Max dhe Bebe Rexha.

Vendi i parë i takon Dua Lipës me bashkëpunimin e saj me Elton John “Cold Heart.” të cilën e kishte edhe pjesë të turit “Future Nostalgia” të cilin e mbylli pak ditë më parë në Tiranë.

Një tjetër shqiptare, që pozicionohet në vendin e katërt është këngëtarja me origjinë nga Saranda, Ava Max, me këngën e saj “The Motto”, në bashkëpunim me  dj Tiesto.

Ndërkohë që Bebe Rexha dhe bashkëpunimi i saj me Dj-in me famë botërore David Guetta-n, “I’m Good”, është në vendin e shtatë.

Vetë Bebe Rexha e ka ndarë postimin në Instastory ku shprehet e lumtur për këtë arritje të radhës në karrierën e saj.

D94A6F9A 96BD 48EE 8146 FB6A531E6535

Të ngjashme