Showbiz
Këngëtarët që këtë sezon shkëlqyen apo dështuan me lookun e tyre skenik
10 Gusht, 2022 | 6:20 pm
Sezoni i verës ka erdhur prej kohësh madje bashkë me të,shumë muzikë.
E ndërsa kjo e fundit i ka rënë gjithë verës të njëjtës brimë me ritme tejet të ngjashme me njëra tjetrën,edhe VIP-at janë munduar të sjellin trende të reja nëpërmjet videoklipeve dhe koncerteve.
Të vishesh “cool” në Shqipëri dhe të jesh mashkull do guxim dhe shumë por na besoni shumë stil!
E keni parasysh këngëtarin Fedez,Mahmood,Achile Lauro,Blanco,Damiano(vokalisti i Maneskin) apo Harry Styles?
Epo këta meshkuj guxojnë në skenë,në videoklipe dhe në përditshmëri.
Duke lundruar në Instagram na bëri përshtypje koncepti i modës që kanë meshkujt e huaj me këta shqiptarët tanë.
Nuk na la krimbi dhe filluam të kërkonim emër pas emri këdo që na kalonte nëpër mend.
Ju tregoj eksperiencën time:
I pari që me erdhi ndërmend ishte:
•Ylli Limani
Domosdo e shikon kudo,televizor,emizione,koncerte.
Ylli ka rregulluar 100% garderobën.
Ngjan stil,i pastër,luan me ngjyrat pastel dhe të ndezura, përdor motive dhe i kombinon shumë mirë.
Këmishat janë shpëtimi i stilit të Yllit dhe jo,nuk po flasim aspak për këmisha zyre.
•Mozzik
Mozzik është padyshim artist që guxon por sa më shumë ja shoh fotot aq më shumë më duket një kopje e stilit të Kanye West.
Si ky look-u total black qe Kanye e ka veshur për muaj me rradhë.
Madje edhe kur u fut në BBV,Mozzik kishte veshur një bluzë të grisur e me cepa që ngjasonte me veshjet qe reperi West dizenjon.
Është një JO për mua,por të paktën me Kanye West e keni diçka të përbashkët..të dyve ju la gruaja.
•Capital T
Kapo është kaq i pashëm sa po ta shihte nëna ime do të thoshte:”Këtij dhe thes ti veshësh ngjan bukur”
Capital-T ruan një stil chic kombinuar me sport.
Pëlqen ngjyrën e zezë por me marifet përdor edhe ngjyra për të mos e bërë veshjen monotone.
Përdor syze ose kapele si aksesorë dhe kostumet janë përfundimisht pika e tij e fortë.
•Donald Veshaj
Ju kujtohet nata finale e Donald Veshaj?
Ok i thamë të gjitha.
Donaldi ngjan si një reper në tentativë rrugëve të New-York-ut me pantallonat që i tërheq zvarrë me mbathjet lart dhe zinxhiri i floririt që i rrotullohet nëpër qafë.
Kur përton ka një bluze të bardhë ose të zezë që e kombinon me kapelen dhe atletet e bardha dhe urojmë mos ketë ende të njëjtat xhinse.
•Butrint Imeri
Butrinti ka ngjyra,ka lino,ka këmisha por ka edhe kominoshe portokalli me kanatiere të bardhë.
Si ngjan?
Mon cherry mon cherryy(po këndoj këngën e tij si përgjigje)
Në verë Butrint Imeri ka një stil që të jep ndjesinë e një pije freskuese!
•Noizy
Noizy kemi një apel:
Dil nga vitet 90′!
Noizyt nuk ka çfarë i sheh sepse më shumë është pa bluze,kanatjeren e bardhë spo ja marrim nëpër gojë se pambuk i mirë duket,çorapet e gjata i mban veshur dhe kur bën ftohtë,bluza me kapuç.
Jo jo skemi stil ktu..
•Ledri Vula
Jom Vula!
Je o Ledri je,ke stil dhe lezet.
Ledri Vula ka aftësinë të përshtatet gjithmonë me modën pa e ndryshuar stilin autentik.
Nëse nuk do ta njihnim do mendoja se është model “Pinteresti”
Nuk bëhet asnjëherë i mërzitshëm dhe ka aftësinë të bëjë çdo bashkëpunëtor nëpër videoklipe të ngjaj shumë bukur i/e veshur.
•Getoar Selimi
Getoari duket sikur ka ngrënë shtëpinë e modës “Versace” që nuk ju bë shëndet por i dha pupla,flori,kokë meduze,lëkurë dhe këmisha që i sheh me shumicë varur nëpër tregje.
Vishet me rozë,të kuqe,blu dhe të zezë por nuk i këndon në trup aspak stil,madje kur mbyll sytë dhe them me vete “Getoar Selimi” më vijnë ndërmend ata papagallët ekzotik.