Kryefjala Logo

Jonida & Mariza kujtojnë “dashuriçkat” e para…

7 Nëntor, 2021 | 11:45 am

Jonida Maliqi dhe Mariza Ikonomi kanë qenë dy nga artistet më të komentuara të pas viteve 90. Ato e kanë nisur sëbashku rrugëtimin e tyre artistik dhe shpeshherë në sytë e publikut janë parë edhe si rivale. Por në të vërtetë janë mikesha shumë të mira dhe këtë na i kanë vërtetuar edhe në Jonidas Room.

Të dyja artistet janë bërë nostalgjike duke shkuar në liceun artistik Jordan Misja, ku kanë kujtuar gjithçka nga fëmijëria dhe adoleshenca e tyre.
Duke filluar që nga hyrja me shtesat në lice, vonesat në mësim dhe mbi të gjitha klasën e tyre horror atë të solfezhit, por edhe dashuritw e tyre të para:
Mariza:Ja këtu tek këto shkallët kanë qenë ato dashuriçkat e para. Mbaj mend çunat e muzikës që binin ndonjë pjese klasike dhe kur kalonte ndonjë vajzë luanin Laver Bariun.
Jonida: Unë qasjet më të shumta i kam patur andej nga piktura, ka thënë duke qeshur Jonida.
Jonida nuk ka harruar ta pyesë Marizën edhe për koncertin e saj më ri “Mariza dhe qyteti”, i cili rezultoi një sukses i vërtet.

Të ngjashme