Kryefjala Logo

Jonida Maliqi bën për të qarë konkurrenten e “Style Star”

15 Prill, 2022 | 11:09 pm

Këngëtarja Jonida Maliqi ishte e ftuara speciale në jurinë e programit të modës “Style Star”. E konsideruar si një “fashion icon”  Jonida Maliqi nuk i kurseu aspak kritikat dhe këshillat për konkurrentët e këtij programi.
Ajo e konsideroi “Horrible” veshjen e Kleopatrës, njërës prej konkurrentëve të “Style Star”.

“Fustani është realizur si mos më keq. Pjesa e shkurtër e fustanit dhe kjo varja tipikisht shekulli 17, na ishte njëherë. Nuk e di. Horrible”- u shpreh Jonida duke e vlerësuar me 1 pikë konkurrenten e cila ka shpërthyer menjëherë në lot dhe është larguar për pak minuta edhe nga studio televizive.

Të ngjashme