Kryefjala Logo

Jay-Z edhe këtë vit (si çdo vit) shpallet reperi më i pasur në botë…

29 Mars, 2023 | 10:20 am

Jay-Z është shpallur edhe këtë vit si reperi më i pasur, pasi shifra e tij e pasurisë i kalon 2.5 miliardë dollarë. Pavarësisht se nuk ka bërë turne apo këngë të reja, bashkëshorti i Beyoncé kryesoi listën e Forbes.

“Edhe për një vit pa asnjë turne apo publikim albumi, Jay-Z fiton miliona nga shampanja Armand de Brignac dhe konjaku D’Usse“, raporton Forbes.

“Ai është artisti i parë hip-hop që u kurorëzua miliarder nga Forbes në 2019, falë një perandorie të gjerë dhe të larmishme” që rendit pasuritë nga perandoria e tij argëtuese dhe sportive Roc Nation në koleksionin e tij të artit që përfshin vepra nga Jean Michel Basquiat.

Të ngjashme