Thursday, October 21, 2021

Latest Posts

Ja sa ka qene rroga e pare e Blendi Fevziut: Lutesha qe emri im te shkruhej ne artikull

Gazetari  Blendi Fevziu ka rrëfyer detaje interesante të jetës së tij në emisionin “Fit Station” nga Çenkuela Hasa.

Fevziu ka folur për karrierën e tij të gjatë dhe vitet e “pafundme” në gazetari, si dhe për familjen për të cilën ndihet fajtor pasi nuk i ofron aq sa duhet kohën e tij.

Ai bëri një krahasim mes gazetarisë së hershme në Shqipëri në fillimet e saj dhe gazetarisë sot, duke treguar se ajo ka ndryshuar 100%.

Për Fevziun, të jesh një gazetar i suksesshëm sot është më e vështirë sesa asokohe, pasi konkurrenca është më e madhe dhe të gjithë kanë gati shembuj që duan t’i ndjekin ose jo. Mirëpo, për ta ka qenë i vështirë fakti që nuk kishin asnjë shembull, asnjë rregull dhe iu futën gazetarisë me intuitë, duke parë se ç’bënin shtetet fqinje si Italia.

Fevziu ka 32 vite që merret me gazetari, mirëpo tre vitet e para ai punonte pa rrogë dhe vetëm nga dëshira e pasioni i madh për të shkruar.

Madje, Blendi flinte në shtypshkronjë kur ishte 21 vjeç, vetëm për të marrë kopjen e parë të gazetës ku ishte publikuar shkrimi i tij.

“Për pagesë nuk bëhej fjalë, rrija deri në 4 të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete, flija në shtypshkronjë, kam fjetur me netë të tëra në shtypshkronjë. Imagjino një 21 vjecar që harxhon gjithë darkën në shtypshkronjë që në atë kohë ishin me plumb, ka qenë e tmerrshme, vetëm nga pasioni për të parë letrën me emrin tim.”- ka treguar ai.

Por, cila ka qenë rroga e parë e Blendi Fevziut si gazetar? Ai ka treguar se ka marrë 10 mijë lek të vjetra, pas tre vitesh që punonte pa pagesë.

“Rroga e parë si gazetar ka qenë 10 mijë lek të vjetra. Atëhere quhej rrogë shumë e mirë. Por derisa erdha tek rroga, kam punuar 3 vjet pa rrogë fare, vetëm për pasion dhe lutesha që emri im të shënohej tek shkrimi. Për lekët as nuk e mendoja.”- ka treguar ndër të tjera gazetari.

Latest Posts

Don't Miss