Kryefjala Logo

Ilnisa zbulon çfarë i tha vajza për Meritonin

24 Prill, 2024 | 2:30 pm

E ftuar në emisionin ‘Natën me Aulonën’, Ilnisa Agolli, ish-banore e ‘BBV3’ tregoi për herë të parë se si e priti e bija lidhjen e saj me Meritonin.

Ajo u shpreh se vajza e saj është një fëmijë i lirë dhe tolerant.

“Gjëja e fundit që më shkonte ndër mend ishte që Anaisi të më kërkonte llogari dhe nuk e ka bërë.”

Ilnisa tregoi edhe një moment të ëmbël me Anaisin e saj, kur ishin shtrirë së bashku, ajo kishte kthyer kurrizin dhe i kishte thënë: “Nëse të merr malli për Meritonin më përqafo”.

“Në atë çast bota ndaloi” – përfundoi Ilnisa.

 

https://youtu.be/qnvFvkkUCKI?si=7o8uOey0CPCVQk-E

Të ngjashme