Kryefjala Logo

Graniti i zhgenjyer nga Fifi:”U takuam por jo gjithçka shkoi mire”

6 Dhjetor, 2021 | 1:34 pm

I ftuar ne emisionin ” Ky emer nuk ka nevoje per prezantim” Granit Cana,ish-banor i Big Brother Vip nuk kishte se te mos fliste per Fifin.

“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikesh”

Ajo qe atij nuk i ka pelqyer eshte fakti se Fifi nuk ka qene aq e dashur me te jashte shtepise.

“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme” u shpreh ai.

Të ngjashme