Kryefjala Logo

Grande Fratello merr “hak” ndaj Heidit në finale?

26 Mars, 2024 | 4:21 pm

Heidi Baçi u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Italia”, ku pas vizitës të babait të saj, ajo la në mes garën për të fituar çmimin e madh, pas i ati nuk dëshironte që ajo të lidhej me aktorin Massimiliano Varrese, i cili ishte në një moshë shumë të madhe se ajo.

Pasi hoqi dorë nga “Grande Fratello”, bukuroshja u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, ku krijoi një romancë me Romeo Veshaj, e cila nuk zgjati shumë pasi përfundoi disa javë më pas.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e këtij reailty show, ku fituese u shpall banorja Perla Vatiero.

Gjatë spektaklit në studio u shfaq një video, ku tregonte debatet, puthjet mes çifteve dhe momentet më të bukura të të gjithë konkurrentëve të “Grande Fratello”, megjithëse ajo që u vu re ishte mungesa e Heidit.

Në asnjë moment nuk u shfaq në atë video, ndonëse ikja e saj nga shtëpia bëri bujë në mediat rozë.

Mesa duket vendimi i produksionit që momentet e Heidit në “Grande Fratello” mos të shfaqeshin në këtë video erdhi si rrjedhojë e pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania”.

Ky detaj nuk iu ka shpëtuar as ndjekësve, të cilët kanë shpërthyer në komente ndaj produksionit.

Të ngjashme