Kryefjala Logo

Fatjon Kuqari nxjerr zbuluar Atdheun: Ja kur qau!

30 Qershor, 2022 | 11:45 am

Fatjon Kuqari dhe Atdhe Xharravina kanë qenë mjaft të afërt kohët e fundit. Nisur nga kjo ata kanë qenë të ftuar në Ftesë në 5 ku nuk kanë ngurruar të nxjerrin sekretet e njëri tjetrit.

Fatjoni ka treguar për Atdheun se është njeri që bie lehtë në dashur, madje edhe qan.
Atdheu bie shumë shpejt në dashuri. Sa e njeh një vajza thotë se ka rënë në dashuri. “Po prit një herë”- i them.

Nëse e sheh në Instagram atë muhabet ka. Nxjerr një herë në dy ditë këngë dashurie. Ose bën romane gjoja që e kanë zhgënjyer, heq foton, mbyll Instagramin, hap Instagramin. Është shumë i dhembsur por nuk shprehet. Për herë të fundit ka qarë në fundjavë kur po ktheheshim nga jugu por nuk e di arsyen. Ky mund të bjerë në dashuri edhe duke folur me një vajzë.”- ka treguar ai.

Të ngjashme