Showbiz
Ergys Keta “ngatërron” rrjetin, pak para premierës së filmit të tij të parë horror “Lugina e Djalit”
18 Nëntor, 2021 | 9:04 pm
Pak kohë më parë, producenti Ergys Keta ka publikuar trailerin e filmit të tij të parë horror në Shqipëri “Lugina e Djalit”. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme është zhvilluar premiera e një filmi tjetër të ri shqiptar “Shkëmbimi”,ku njerëzit nga padurimi janë ngatërruar paksa nga postimet e producentit Ergys Keta. Lajm të cilin e ka bërë vetë të ditur ai nëpërmjet postimeve në Insta Story.
Ergys Keta ka qenë aktor në këtë film, ku luan rolin e një djali nga fshati, i cili arrin në Gjermani dhe ngatërrohet me punë të pandershme.
Kjo nuk është hera e parë që e shohim Ergysin si aktor, duke qenë se ai edhe më parë ka luajtur në disa filma shqiptar si “Dashuria s’mjafton” dhe “Gjurmë pa shenjë”. Ky është filmi i tretë ku luan Ergysi, ama surpriza ende s’ka ardhur. Sepse është pak por e sigurt që të gjithë po presin ta shohin atë si producent dhe aktor kryesor në filmin horror “Lugina e Djalit”.