Showbiz
Elvana Gjata konfirmon vazhdimin e “2 gisht mjalt”: “Mezi po pres”
24 Maj, 2022 | 5:40 pm
Ermal Mamaqi ka thënë se vitin e ardhshëm të gjithë adhuruesit e filmit “2 gisht mjalt” do të kenë mundësi të shijojnë vazhdimin e kësaj komedie romantike. Por entuziaste është shprehur edhe këngëtarja Elvana Gjata. Ajo ka postuar sot një foto ku shkruan se mezi po e pret këtë projekt të ri. Me siguri Mamaqi do të jetë jo vetëm protagonisti por edhe producenti i këtij filmi.
Elvana përveç muzikës ka studiuar për regjisurë dhe artistë të ndryshëm ja kanë vlerësuar gjithnjë talentin që ajo ka në fushën e aktrimit…
Jo më kot dhe “2 gisht mjalt” ka qenë një nga komeditë më të suksesshme të realizuara vitet e fundit.