Kryefjala Logo

E diela e dasmave! Detaji që na bëri të dyshojmë se këngëtarja shqiptare mund të jetë martuar

7 Gusht, 2022 | 6:22 pm

Rita Ora dhe partneri i saj regjisori, Taika Waititi po përfliten se kanë planifikuar të martohen dhe lajmi është që e kanë bërë këtë gjë në fshehtësi. Çifti mendohet se i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në fshehtësi të plotë dhe thashethemet nisën kur Taika u pa me një rreth martese floriri në gisht.

Ka qenë motra e Ritës, Elena, e cila ka postuar një foto të regjisorit, ku bie në sy dhe unaza e florinjtë e kunatit të saj. Kjo foto vjen pas fiks pas thashethemeve se Rita Ora dhe Taika Waititi kanë nisur të planifikojnë ceremoninë martesore që do të mbahet këtë vit në Londër.

Ceremonitë e fshehta martesore duket se janë kthyer në modë këto kohë në Hollivud, kështu që këtë trend të ri nuk është çudi ta ketë ndjekur edhe Rita jonë.

836346E4 11BB 4181 A220 4FA61998470F

Të ngjashme