Kryefjala Logo

Diola Dosti konfirmon lidhjen me biznesmenin, reagon vajza e saj!

19 Mars, 2024 | 1:53 pm

Nutricionistia e njohur, Diola Dosti ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme lidhjen e shumëpërfolur me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu. Por kjo gjë mesa duket është pritur shumë mirë nga vajzat e saj.

Bleza, vajza e madhe e Diolës ka reaguar në një InstaStory ku duket se i jep bekimin nënës së saj për marrëdhënien e re të dashurisë.

Ajo ka ripostuar InstaStory-n e biznesmenit duke e shoqëruar postimin me dy zemra. Në këtë mënyrë ajo ka dhënë konfirmimin se e përkrah këtë lidhje.

Kujtojmë se, Diola është nënë e tre vajzave, nga martesa 12-vjeçare me mjekun gjinekolog, Dardan Baftiu.

7C24F05F A248 456E AC05 58F2F4C5489D

Të ngjashme