Debat mes Erjona Rusit dhe Dalina Buzit? Përballen moderatoret!

4 javë më parë

Ditëve të fundit në media ka qarkulluar lajmi se ka ndodhur një debat i ashpër mes dy moderatoreve të Top Channel, Erjona Rusit dhe Dalina Buzit. Shkak ka qenë një deklaratë e Erjonës, e cila gjatë një interviste tek “Shqipëria Live” me një TikToker e ka këshilluar atë të lexojë libra dhe të mos merret me rrjete.

Kaq ka mjaftuar që Dalina të bëjë një video në Tik Tok, ku duket se nuk ndan të njëjtin mendim me Erjonën dhe këshillon të rinjtë të bëjnë çfarë të kenë qejf ata. Nisur nga kjo Erjona ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” ku dhe është përballur për herë të parë me Dalina Buzin.

Moderatoret kanë ironizuar portalet duke thënë me humor se janë kapur për flokësh e kanë bërë debat të madh, e pas gjithë kësaj thjesht kanë ndarë mendimet e tyre lidhur me këtë çështje, duke sqaruar njëherë e mirë se mes njëra tjetrës nuk kanë asnjë debat.

Të ngjashme