Kryefjala Logo

Dalin fotot kur Loredana nuk ishte fryrë dhe transformuar me filler në fytyrë

14 Gusht, 2022 | 5:35 pm

5 vite më parë nuk e njihte askush dhe ishte thjesht një figurante në klipin e Yll Limanit, Mozzik (madje dhe një detaj këtë të fundit e shoqëronte si asistente në xhirimet e emisionit Shiko Kush Luan). “Madam” ishte kënga që konfirmoi lidhjen e tyre e fill pas kësaj kënge reperja filloi të publikonte këngët e saj, të menaxhohej siç duhej dhe të korrte sukses në Gjermani e jo vetëm.

Edhe pas ndarjesa nga Mozzik karriera e saj nuk stopoi por ka vijuar më tej në Gjermani madje në Shqipëri ka publikuar këngën “Heart Attack” me Noizyn për të cilin po përflitet për një lidhje dhe është parë shpesh në shoqërinë e artistëve të tjerë shqiptarë si Yll Limani, Kida dhe Elvana Gjata.

Por ajo që të bën përshtypje është transformimi i saj edhe në fytyrë. Loredana (sidomos vitet e fundit) ka pësuar një transformim rrënjësor në fytyrë ku duker qartazi prania e botox e filler. Por siç ndodh zakonisht me personazhet publikë shqiptarë kur pyeten për këtë temë, përgjigjia e tyre standarte është “jam rritur e për pasojë më janë fryrë edhe tiparet”…

DEC8AC48 73C0 4139 83B5 CB1E27C15314 A3DA648C 4151 4FB2 B25A B7F83BE09D08

Të ngjashme