Kryefjala Logo

Çfarë kërkon ish-i i Meritonit?Meridiani zbulon çfarë fshihet pas reagimit të saj

27 Mars, 2024 | 9:00 am

Ish-banori i BBV l,Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka folur për zhvillimet e fundit që po ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

I pyetur për rrëfimin e Meritonit,ai tha se “ai mund të merrte një vizë për koncert dhe ta digjte për të parë fëmijën e tij”. Ndërsa përsa i përket reagimit të ish-bashkëshortes së Meritonit, Meridiani shprehet se “mund ta bëjë edhe për vëmendje, pasi në fund të ditës, ai është babi i fëmijës së saj, nuk e ka bërë vetëm dhe nuk ka asnjë prind në botë që mos dojë fëmijën e vet”.

Meridiani: Unë isha në dijeni të të birit që e ka autik. E përjetova, është dhimbje! Është e lehtë të gjykosh por askush nuk e di si është e vërteta. Të dyja palët thonë versionin e tyre. Nuk dua të justifikoj as Meritonin që mbase mundësia ka qenë, ok nuk ka pasur viza, por në koncerte, unë marr një vizë dhe nuk shkoj fare, e djeg atë koncert dhe shkoj e takoj. Ndoshta nuk e ka lënë ish-bashkëshortja për ta takuar etj, pra janë 1001 gjëra.

Nuk më pëlqen fakti që del bën një status që shumë shpejt e vërteta do dalë dhe nxjerr në bombë. Duket sikur po kërkon vëmendje. Në qoftë se ke një të vërtetë thuaje, mbi të gjitha ai është babai i fëmijës dhe nuk e ka bërë fëmijën vetë, kështu që do apo nuk do ai është prind dhe nuk besoj se ka prind në botë që nuk e do fëmijën e vetë.”

Të ngjashme