Kryefjala Logo

Çfarë duhet të presim kur bëhen bashkë një humorist dhe një këngëtare?!

18 Prill, 2022 | 5:30 pm

Emisioni investigativ “Piranjat”  pritet të fillojë të martën e ardhshme në ABC. Me drejtues Florian Binajn dhe Arilena Ara “Piranjat” do të jetë programi më i ri investigativ në vend.

C485CBED 74A0 4276 8595 EBB9CBDCC3F2

Emrat e prezantuesve të këtij programi kanë qenë më të komentuarit derisa u arritën dy emrat finalë atij të Arilena Arës dhe komedianit, Florian Binaj.

Flori mesa duket nuk bëri aspak pushim nga ekrani por menjëherë pasi dha dorëheqjen nga Portokallia do ta shohim si moderator në Abc. Emri i përfolur përpara tij ishte ai i Berat Buzhalës, i cili është tërhequr një javë përpara se ky program të dilte në transmetim, bëjnë me dije burime për Kryefjala.com.

Për Arilenën dhe Florin kjo është eksperienca e tyre e parë si moderatorë kështu që ju urojmë të dyve shumë suksese.

Të ngjashme