Kryefjala Logo

Bora ndermerr veprimin e papritur ndaj Beatrixes dhe Donaldit

1 Dhjetor, 2021 | 4:59 pm

Aktori Donald Veshaj ka pranuar hapur mbrëmjen e djeshme se ka një pëlqim të madh ndaj këngëtares Beatrix Ramosaj.

Dyshja janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin ditët e fundit, ndërsa kanë ndarë puthje dhe përqafime, e janë parë në krahët e njëri tjetrit thuajse gjithë kohës.

Nga kjo është kuptuar se Donaldi e ka lënë pas krahëve Bora Zemanin, për të cilën kishte thënë se ende e donte, javët e para në shtëpi. Ata madje shkëmbyen puthje kur Bora u fut në Big Brother Vip, duke lënë të kuptohej se ishin ribashkuar. Donaldi nuk harroi as përvjetorin e tyre dhe i dërgoi Borës me anë të produksionit, varësen e tij të cilën Bora e ka mbajtur publikisht por mesa duket ajo e kishte hequr!

Jo vetëm kaq,por Bora Zemani ka bërë dhe një reagim të fundit duke fshirë komentin e vjetër që Beatrix i ka pas bërë asaj.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh❤️me zemër në dorë dje,i çmenda komshit duke bërtit🙈love you zemër!!!”-ka pas shkruar Beatrix.

Ky koment i Trixit në postin e Borës është fshirë nga Bora ditën e sotme.

Arsyen e këtij veprimi mund ta shohim si anë xhelozie që Bora mund të ketë ndaj Donaldit.

 

33264BC9 CC85 415F AFF6 F3C6CCD451D4

Të ngjashme