Showbiz
Besa Kokëdhima debaton me ndjekësit. Lajmëron rikthimin në muzikë
19 Prill, 2022 | 3:13 pm
Kënga e saj e fundit ka qenë “C’est la vie” dhe është publikuar dy vjet më parë. Që pas kësaj periudhe Besa Kokëdhima ka bërë një pauzë në muzikë, duke i munguar publikut shqiptarë.
Ajo publikuar një story në Instagram ku përdor me shaka fjalën “varr” dhe mesa duket i është keqkuptuar nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
”Po mendoj për intervistën “varr” të punës. Bëj shaka, po punoj fuqishëm që të rikthehem në maj”, shkruan Besa që mesa duket nga postimi i mëposhtëm është keqkuptuar nga fansat e saj.
Megjithatë pavarësisht këtyre keqkuptimeve lajm i mirë është që në maj do të kemi një rikthim të Besës në muzikë.