Kryefjala Logo

Arbër Hajdari: “Bora dhe Donaldi do kthehen te njëri-tjetri”

18 Prill, 2022 | 3:42 pm

Ish opiniosti i “Big Brother Vip” , Arbër Hajdari ka qenë i ftuari i radhës i programit “Kojshia Show”. Dhe sigurisht nuk kishte se si ai mos të fliste për një nga personazhet më të komentuar siç ishte Donald Veshaj. Sipas tij , mes Donaldit dhe Beatrixës nuk ka patur një dashuri të madhe, ndërsa ai ishte deri diku i bindur se aktori do të kthehej me moderatoren, Bora Zemani.

“Nuk mendoj që ka patur ndonjë gjë me Beatrix, me Borën besoj që ka patur, me Beatrix mund te ketë pasur ndonjë pëlqim gjatë kohës sa kanë qenë brenda shtëpisë dhe vet fakti se si shkuan ngjarjet që në momentin që kanë dalë nga shtëpia, ka qenë në pëlqim momental”, është shprehur Arbri.

Sipas tij, ata që duhen do të kthehen te ajo që duan sado që te kenë histori të ndryshme në jetën e tyre”.

Të ngjashme