Kryefjala Logo

Arbana Osmani tregon si zbuloi gjininë e fëmijës së tretë: Nuk bërtisnim dot!

20 Prill, 2022 | 6:45 pm

Në përfundim të Big Brother Arbana Osmani ka dhënë lajmin se është në pritje të fëmijës së tretë. Asokohe Kryefjala.com zbuloi se Arbana dhe Eduart Grishaj do të bëhen me vajzë.

Pak më parë moderatorja ka bërë një pyetësor në Instagram dhe një ndjekëse e pyet nëse do të organizojë diçka të njëjtë me Sara Hoxhën për të zbuluar gjininë e bebit.

“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi”- ka shkruajtur ajo.

2579FCB5 A912 4B89 93CB B5CFE396AED3

Të ngjashme