Kryefjala Logo

Adelina Tahiri nuk përmban dot lotët, tregon për njohjen me vajzës 20 vjecare që humbi jetën në spitalin e Tetoves

10 Shtator, 2021 | 10:58 am

Shpërthimi dhe më pas përhapja e flakëve në spitalin modular të Tetovë, preku të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke bërë që të ketë një reagim të madh në media dhe qeveri për mbështetje. Por më të prekur padyshim janë personat që humbën familjarë, miq dhe të afërm brenda flakëve.

Një ndër personat që po e përjeton me dhimbje këtë ngjarje është dhe artistja shqiptare e Maqedonisë së Veriut, Adelina Tahiri e cila rrëfeu lidhjen që kishte me viktimën në moshë më të re të tragjedisë.

 

Këngëtarja Adelina Tahiri, e përlotur, tregoi se e afërmja e një prej punëtoreve të saj kishte humbur jetën në spitalin e Tetovës.

“Sot në mëngjes më erdhi në shtëpi me lot në sy, sepse vajza e tezes së saj kishte qenë aty brenda dhe kishte ndërruar jetë. Familja e saj kishte tentuar ta shpëtonte, por nuk kishte mundur të mbijetonte për shkak të tymit. Ishte vetëm 20 vjeçare. Sinqerisht jam e tmerruar!”, u shpreh Adelina.

 

Edhe pse ditët kanë kaluar, ende nuk janë identifkuar të gjithë personat që kanë ndërruar jetë dhe për disa prej tyre priten analizat e AND-së. 20 vjecarja humbi jetën si pasojë e flakëve teksa përpiqej të shpëtonte nënën e saj.

Të ngjashme