Showbiz
Cili nga VIP-at shkëlqeu në sfilatën e Valdrin Sahitit?!
19 Maj, 2022 | 10:06 am
Valdrin Sahiti prezantoi koleksionin e ri përmes një sfilateje ku ishin të ftuar shumë nga personazhet publike shqiptare. Stilisti bëri bashkë që nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e deri tek njerëzit që janë fansa të koleksionit të tij, ‘Call me Zote’.
Por kush shkëlqeu më shumë në tapetin e kuq?
Po e nisim me të parën, atë që nuk e sheh ngado Elvana Gjatën dhe që ishte kryefjala e këtij eventi. Ky fustan i zi me gura e xixa, nxjerr në pah format perfekte të Elvanës.( O ti motër a do na i japësh dhe ne recetën). Edhe detaji i një modeli të pastër flokësh (pa gufime) e bënte Elvanën të dukej më klas, plus dhe flokët si ka extension si gjysma e vajzave në sfilatë (o motër do na thuash me se ushqehesh)…
Nora Istrefi duket gjithashtu shumë seksi me këtë fustan të verdhë me gura. Personalisht do t’i hiqja sandalet “Versace”, ky fustan ka nevojë për sandale më elegante dhe duket sikur ja shkurtojnë pak gjatësinë e këmbëve.
Era Istrefi në këndvështrimin tonë kishte fustanin më stil. Ajo duket si një sirenë e artë.
Me nuancat e të verdhës ishte dhe Bora Zemani. Me këtë fustan elegant pas trupit me detajin e puplave (tendencë e momentit). Mediat e krahasuan me Dua Lipën pasi modeli i saj i flokëve ishte i njëjtë me Duan.
Në mos gabojmë ishte e vetmja që ishte vesh me të bardha. Leonora Jakupi i ka qëndruar besnike stilit të saj elegant. Kështu që edhe këtë herë ishte në “comfort zone”.
Lori Hoxha mund të konsiderohet gjithashtu një “petite” interesante në tapetin e kuq të Valdrinit. Edhe ajo ishte gjithashtu një nga vajzat që na ra në sy.
Fustan të këndshëm dhe të përshtatshëm për format e saj trupore kishte zgjedhur edhe Elita Rudi. Moderatorja e cila është mami i dy fëmijëve duket në formë të shkëlqyer fizike.
Se u morëm vetëm me gocat por interesant ishin dhe cunat pjesëmarrës në sfilatë. Kujtojmë këtu Alaudin Hamitin, Olti Currin, Donald Veshajn, Yll Limanin, Capital T etj.