Kryefjala Logo

Flet gazetarja e njohur: Vëllezërit Veshaj kanë probleme me drejtësinë!

12 Maj, 2022 | 3:30 pm

Gazetarja e njohur, Anduena Llabani ka bërë me dije nëpërmjet një statusi se dy vëllezërit e njohur Romeo dhe Donald Veshaj, kanë probleme me drejtësinë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017, informon Voxnews.al

Llabani thotë se aktorët e humorit janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

“Dy vëllezërit Veshaj, fytyra të njohura të ekranit, rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë. Kjo pasi në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal)”, shkruan Anduena.

ECB7E68A EF2F 4456 A714 C84E3BF2119E

Sipas saj, “Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, ku dy vëllezërit vijonin të lirë dhe apelit të Prokurorisë, shkalla e dytë e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Mirëpo e pakënaqur me vendimin e Apelit, Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”, shkruan më tej gazetarja e njohur e kronikës.

Të ngjashme