Showbiz
Prindërit e Einxhelit ruajnë nga “Big Brother Vip” këtë kujtim
2 vite më parë

Einxhel Shkira ishte një nga banoret më të komentuara, më të nominuara dhe më të forta të “Big Brother Vip”.
Nga një mori ngjarjesh që ndodhën në shtëpinë e Big Brother, një nga momentet më emocionuese të saj ka qenë ai kur në mbrëmjen e Krishtlindjeve ajo u shfaq në studion e spektaklit për ta drejtuar atë.
Mesa duket ky është një nga momentet më të dashura edhe për prindërit e Einxhel, të cilët e kanë ruajtur këtë ngjarje të karrierës së moderatores,përmes një fotografie që e kanë vendosur në shtëpinë e tyre.
“Ndërkohë prindërit e mi në shtëpi, foton e presidentit në mur”, ka shkruar Einxhel krah këtij kujtimi kaq special edhe për të.