Kryefjala Logo

Fansat “shkulin” flokët për këngët e Yllit, ndërsa prindërit…

15 Prill, 2022 | 11:31 am

Të gjithë “çmenden” për muzikën e veçanërisht për tekstet e këngëve të tij. E kemi fjalën për Yll Limanin që sa herë publikon një këngë të re e ka të sigurt që ajo do të kthehet në hit.

E ndërsa fansat mësojnë me kërshëri çdo fjalë të teksteve të tij, prindërit e kantautorit të njohur nuk janë dhe aq vigjilentë për punën e djalit të tyre.

Në Instagram qarkullon një video shumë e lezetshme, ku Ylli teston njohuritë e prindërve se sa ata e kanë mësuar tekstin e këngës së tij të re, por si mami ashtu edhe babi nuk mund të marrin notë kaluese.

Kënga e re “-9” e Yll Limanit është një nga këngët më të dëgjuara të momentit dhe ky është vetëm “paralajmërimi” që Ylli na bën për fillimin e sezonit veror. Deri në fund të verës presim të tjera projekti prej tij.

 

Të ngjashme