Kryefjala Logo

Debati Semi-Donald, reagon Bora Zemani!

24 Nëntor, 2021 | 8:40 pm

Mbremjen e djeshme ne BB VIP eshte diskutuar debati i Semit dhe Donaldit ku ai kerkonte qe te mos e perzjenin me Boren ne diskutimet ne shtepi. E ne keto biseda Semi u shpreh se e ka shoqe e normalisht kerkon ta shohi sa me mire, ndonse ka kerkuar falje e eshte terhequr.

Pas ketij debati e shume komenteve ka reaguar edhe Bora nepermjet nje postimi ne Instagram.

”Sot më është mbushur Instagrami plot për Semin. Unë e dua shumë, ju e keni parë vetë. Dhe e njoh shumë mirë ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime. Gjërat që e kanë ruajtur marrëdhënien tonë janë disa. E para, besimi sepse ne vëmë dorë në zjarr për njëra-tjetrën, aq mirë njihemi. Dhe e dyta protektiviteti. Është diçka që disa të tjerë e konsiderojnë si diçka të keqe por unë mendoj se është diçka që e ka ruajtur miqësinë tonë sepse jemi protektive ndaj njëra-tjetrës. Tjetra është se e pranojmë njëra-tjetrën ashtu siç jemi. Pa u munduar ta ndryshojmë njëra-tjetrën. Unë Semin e kam pranuar siç është. Ndonjëherë flet më shumë seç duhet. Ndonjëherë bën gallata më shumë seç duhet, të përqafon më shumë seç duhet, ndonjëherë të mbron më shumë seç duhet. Kjo nuk ka asgjë të keqe. Sot jam e lumtur dhe krenare që shumë vajza më shkruajnë se duan një shoqe si Semi.

Sa i përket situatës tjetër, ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshta po mbaj një qëndrim tjetër. Ku i dihet. Ku e dimë ne se çfarë ndodh jashtë!”- thote Bora.

Të ngjashme