Kryefjala Logo

Flet e dashura e Kledit te Big Brother:Nuk e shoh me aq deshire te madhe!

10 Nëntor, 2021 | 8:59 pm

Diten e sotme ne Shqiperia Live ka qene ne lidhje me skype partnerja e Kledit, e cila jeton ne Gjermani. Ajo ka thene:

“Big Brother është diçka e re, është një eskperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur.”-tha ajo.

Ajo u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe kur ai u përgjigj ‘No Comment’ për statusin e tij nëse është single apo në lidhje ajo tha:

“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi. Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.”

Të ngjashme