Kryefjala Logo

Paloma sqaron njehere e mire historine e saj me bashkeshortin; Ndoshta jam shprehur keq…

4 Nëntor, 2021 | 12:26 am

Pasditen e sotme, Paloma ka qene e ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kevin Kalo. Ajo zbuloi detaje mjaft interesante nga qëndrimi i saj në shtëpinë e “Big Brother Vip”, dhe jo vetëm.  Paloma qartësoi çdo detaj të turbullt lidhur me rrëfimin e saj për vështirësitë që ka kaluar me Andrein.

Kujtojmë, se gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Paloma rrëfeu problemet që hasi në marrëdhënien me Andrein. Megjithatë, ka patur edhe nga ata që nuk i kanë besuar, kuptuar dhe as respektuar fjalët e saj, por Paloma këmbënguli se gjithçka ishte më se e sinqertë.

E di që Andrein e kanë vënë në pozita të vështira. Kam kërkuar ndjesë publike. Është një rrëfim shumë i sinqertë, një rrëfim që më doli nga shpirti. S’kam nevojë për vëmendje sepse mund të bëj lajme me shumë situata, por ajo histori më goditi. Unë nuk kam transformuar asgjë, e kam shpjeguar edhe te dhoma e rrëfimit…

Megjithatë, ka patur mjaft paqartësi se sa ka qenë ekzaktësisht periudha kur Paloma ka patur një sjellje të keqe nga Andrei, ndaj dhe ajo qartësoi gjithçka një herë e mirë.

Por është disinformuar nga media… Ndoshta jam shprehur keq, por unë kam thënë që ishte vetëm një moment ai… Andrei është një baba i mrekullueshëm. Ndihesha një femër e përkëdhelur… Tetë vite varësi nga alkooli, ndoshta jam shprehur keq… Kisha momente pa gjumë që ai vinte natën…Ka qenë një fragment i shkurtër që nuk rezistova dot më, dhe lajmërova policinë… Andrei ka patur vetëm dhe vetëm alkoolin… Ai punon dhe më vjen keq se tani është në kulmin e krijimtarisë…

Pavarësisht faktit se ka qenë e vështirë të bëjë një rrëfim të tillë në shtëpinë e “Big Brother Vip”, kjo nuk ka qenë hera e parë për Palomën.

E kam rrëfyer në radio, ndaj u ndjeva më e lehtësuar për të folur. Por Andrei nuk ka pse kërkon falje publikisht sepse ai më ka kërkuar falje dhe ne jemi të lumtur, unë ndihem e qetë dhe e lumtur.

Të ngjashme