Kryefjala Logo

Pas arrestimit te te shoqit, Angela Martini rrefehet per here te pare: Luftova shume sepse ishte i pafajshem!

18 Tetor, 2021 | 1:21 pm

Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini, u arrestua në muajin gusht, pas një kohe të gjatë në arratisje, në Mykonos. Ai u lirua vetëm një ditë pas arrestimit pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Angela Martini ka treguar  ne nje interviste ekskluzive per Revista Who se kjo histori ka nisur shumë herët, rreth dy dekada më parë, dhe prej asaj kohe njerëzit flasin për burrin e saj si për një person që po jeton me para të vjedhura.

“Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë.Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë. Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë”.

Të ngjashme