Kryefjala Logo

Arti në zi/ Covid-19 i merr jetën edhe Koço Devoles

8 Nëntor, 2020 | 11:04 am

Lajm i zi për artin shqiptar. Aktori i mirënjohur i humorit dhe regjisori, Koço Devole, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas infektimit të tij prej disa ditësh nga koronavirusi.
Ai ndërroi jetë në spitalin Infektiv ku edhe po trajtohej.
Devole kishte marrë një trajtim mjekësor paraprak në këtë spital dhe në 31 tetor u lirua prej tij pasi gjendja shëndetësore u duk se u përmirësua.
Por ai u kthye me urgjencë një ditë më pas pasi shfaqi komplikacione, kësaj here në intubim.

850B1B7A EBA4 421B A30C E00526E4BB06

Të ngjashme