Lifestyle
Zgjidhni maskën tuaj të Halloween-it sips shenjës së horoskopit
30 Tetor, 2021 | 11:33 am
Dashi
Le të jemi të sinqertë! Një Dash nuk ka për ta vendosur çfarë do vesh për Halloween deri 1 orë para festës. Ju duhet një kostum mbreti/mbretëreshe, vini kurorën dhe jeni në rregull.
Demi
Të lindurit nën shenjën e Demit janë njerëz shumë krenar dhe një kostum i thjeshtë për Halloween, nuk është për ta. Nëse ke lindur nën shenjën e Demit të duhet një kostum klas dhe sexy. Pse jo një mace sexy. Kështu është veshur edhe Kendall Jenner dhe Nicole Scherzinger për Halloween.
Binjakët
E dini se kush është armiku më i keq i Binjakëve? Pavendosmëria! Por pavarësisht pavendosmërisë suaj, ne ju vijmë në ndihmë. Duke qënë Binjak ju duhet diçka intriguese si për shembull maskat “sugar skull”.
Gaforrja
Gjithçka duan Gaforret është të ndihen të dashur dhe le ta pranojmë, janë njerëz që i ndryshon humori nga një çast në tjetrin. Nëse ju ka pëlqyer familja e frikshme Adams, ky është shansi juaj për t’u veshur si “E mërkura”.
Luani
Luanët vdesin të jenë qëndra e vëmendjes. Të lindurit nën shenjën e Luanit duhet të vishen me një kostum paksa qesharak. por edhe sexy për të cilin të gjithë kanë për të folur.
Virgjëresha
Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës janë artistë. Këtë Halloween fokusoheni tek fytyra më shumë sesa tek veshja. Pikturoni fytyrën. Shtoni xixa. Do ju bëjë të dukeni sexy dhe misterioz.
Peshorja
Peshoret duhet të ruajnë balancën edhe për Halloween. Bëhuni edhe të frikshëm por edhe të ëmbël. Me geta të grisura dhe fytyrën si kukull e thyer të gjithë do flasin për ju atë ditë.
Akrepi
Epo është muaji i Akrepave. Duhet të shkëlqeni atë ditë. Vishuni si një shtrigë, por me detaje që do t’ju bëjnë të dukeni sexy. Fundja ju jeni vetë.
Shigjetari
Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit vdesin për kafshët. Gjithashtu janë filozofë të lindur. Pa prit t’i bashkojmë këto të dyja bashkë dhe kostumi juaj i Halloween-it është…Njëbrirëshi. Po, bëhuni si njëbrirësh, kali mistik.
Bricjapi
Bricjapët janë praktikë. E di që nuk keni nerva të pikturoni fytyrën kështu që zgjidhni një kostum të thjeshtë. Prapë do bini në sy. Nuk i shmangeni dot!
Ujori
Të lindurit nën shenjën e Ujorit janë të pavarur. Ju pëlqen ajo çfarë janë. Kështu që vishuni si sirenë, ajo noton e lirë në oqean, ashtu siç jeni ju të pavarur dhe të lirë. Kështu është veshur edhe Kim Kardashian dhe Mariah Carey.
Peshqit
Emocionalë dhe misteriozë, janë dy veçori të Peshqve. Por nga ana tjetër janë kaq të ëmbël sa një kostum i frikshëm nuk do ishte për ju. Ju sugjerojmë të visheni me kostumin e një ëngjëlli.