Lifestyle
Vetitë kurative të çajit me gjethe ulliri.Si ta përgatisni
18 Shtator, 2021 | 5:30 pm
Gjethet e ullirit përmbajnë substanca të cilat janë gjetur të kenë këto veti:
- Ndalon shumimin e viruseve në qelizat e shëndetshme të organizmit të njeriut, virusin e gripit, ftohjes, meningjitit, pneumonisë, akoma edhe atë të HIV AIDS.
- Lufton ftohjet
- Lufton kandidën.
- Përmirëson infeksionet e veshit, dhëmbëve dhe ato urinare
- Lufton mikrobet kërcënuese për shëndetin
Si ta përgatisni:
Këpusni në orët e para të mëngjesit degët e freskëta të ullirit, i cili duhet të jetë i pa spërkatur. I thani në furrë për 3 orë në 60 gradë.
Preferohet tharja në furrë sepse tharja natyrale merr shumë kohë dhe mund të oksidohen polifenolët e çmuara. Pasi është tharë, e thërrmoni dhe e vendosni për çdo kupë nga 2 lugë çaji gjethe. I hidhni ujë të valuar dhe e lini 5-10 minuta. Mund ta kombinoni me pak çaj mali për aromë.
E konsumoni 3-4 herë në ditë me mjaltë dhe pak limon të shtrydhur.