Lifestyle
Tetori,muaji i kujdesit për kacerin e gjirit tek femrat. Këshilla rreth saj
2 Tetor, 2021 | 11:25 am
Si kanceri më i zakonshëm ndërmjet grave, kanceri i gjirit normalisht është edhe i frikshëm dhe zbulimi i gjëndrave të gjoksit mund të jetë një eksperiencë traumatike.
Për fat të mirë, shumica e gjëndrave të gjirit nuk janë kanceroze.
Këshilla për të shmangur kancerin në gji
1- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.
2- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
mbipeshë.
3-Përpiquni të minimizoni stresin.
4-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
5-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.
6- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, psh karota, spinaq, kajsi dhe agrume.
7-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.