Të fiksuar pas etiketave të produkteve që blini?Mësoni si ti lexoni ato:

5 muaj më parë

“Pa yndyrë”, “I pasur me fibra”, ”Pa gluten”, “Organik”,  janë këto disa nga termat reklamues që hasim gjithmonë në pjesën e përparme të produkteve.

Këshilla si të bleni shëndetshëm:

•Analizoni me kujdes përbërësit
Pasi të kontrolloni listën e përbërësve bëjini vetes këto pyetje: Si mund ta përgatis këtë ushqim në shtëpi? Mund ti blej të gjithë këta përbërës veç e veç në një dyqan?

•Injoroni pjesën ballore të paketimeve – ajo është reklamë. Mënyra më e mirë për të kuptuar cilësinë e përbërësve është kontrolli i listës së përbërësve që zakonisht ndodhet në pjesën e pasme të produkteve.

•Kontrolloni sasinë e produktit që përmban paketimi
Shpesh herë ndodh që sasisa e përbërësve që reklamohet në paketim, nuk përputhet me sasinë reale

•Fokusohuni tek ushqimet e shëndetshme dhe me vlera të larta ushqimore. Hani kur jeni të uritur dhe ndaloni së ngrëni kur jeni të kënaqur nga ushqimi.

Të ngjashme