Të famshëm dhe të rinj përherë. Sekretet.

9 muaj më parë

1-Zgjidhja e injeksionit të vitaminave është më e pëlqyera momentalisht. Simon Cowell, Madonna dhe Katy Perry shpeshherë janë deklaruar adhurues të vitaminës B12, e njohur ndryshe edhe si “Vitamina energjike”, thelbësore për një jetë të gjatë. Sikur kjo të mos mjaftonte, vitaminat mund të injektohen edhe nëpërmjet një flebotomi (një lloj pajisjeje për të marrë gjak). Bëhet fjalë për një koktej magnezi, kalciumi, vitamine B dhe C, duke i shtuar një antioksidant (glutathione) për shëndetin e lëkurës.

2-Para disa kohësh Rihanna postoi në rrjetin social “Twitter” një fotografi ku i nënshtrohej trajtimit me vitamina, ndërsa Brad Pitt e ka cilësuar veten si një njeri i devotshëm i kësaj metode.

3-Për Brad Pitt dhe Rihanna-n eliksiri i bukurisë së përjetshme është një injeksion me vitamina. Por në qytetin e bukurisë dhe të famës, në Los Anxhelos, përdoren lloj-lloj recetash për të fshirë shenjat e pleqërisë.

4-Ndryshe nga të tjerët, Jennifer Aniston u beson rezultateve të masazheve të fytyrës. Ajo thotë se kjo praktikë është njësoj sikur të shkosh në palestër. Aniston ka shpjeguar se përdor edhe shkarkesat e vogla elektrike për të nxitur dhe tonifikuar muskujt. Aktorja gjithashtu thotë se për të qenë të bukur fizikisht në fillim është e nevojshme që të keni një mirëqenie të brendshme.

Të ngjashme