Kryefjala Logo

Tani mund të shikoni story-t në Instagram pa dalë emri juaj!

22 Maj, 2022 | 6:11 pm

Jemi përdorues të Instagramit dhe e dimë mirë se nuk mund të shohim story-t e atyre që ndjekim ose jo në mënyrë anonime.

Që të mos lodheni duke hapur profile fallco dhe të shikoni ish-in me qindra peripeci,ne ju zbulojmë një sekret:

Mos u lodhni të hapni account fallco dhe email jo të vërteta për të parë një story,por qëndroni anonim duke përdorur aplikacionin: “Anonymous Instagram Viewer”

Pasi e shkarkoni ju duhet të vendosni emrin e profilit ose një adresë URL dhe do shikoni atë që keni dashur prej kohësh.

Më e bukura qëndron se ai/ajo nuk do ta shikojë kurrë emrin tuaj tek lista!

Ekzistojnë edhe platforma të ngjashme si këto por duhet të dini se janë të mbushura me reklama.

Me këtë artikull duam të theksojmë se nuk duam kurrsesi të nxisim përndjekje personi.
Mos harroni se përndjekja dënohet me ligj.

Të ngjashme